-
Koncepti
Porta e Gjelbër është një rezidencë banimi ekskluzive me vetëm 39 familje në 8,190m² truall. Gjelbërimi, kopshtet dhe hapësirat publike zënë 80% të sipërfaqes së truallit, ndërsa ndërtimi vetëm 20% të tij.
Fokusi i këtij projekti është jetesa në natyrë që i ofrohet banorëve në formën e kopshteve private dhe intime duke krijuar njëkohësisht edhe hapësira publike për jetën në komunitet.
Stili arkitektonik është klasik, i thjeshtuar nga elementet e tepërt të dekorit, frymëzuar nga Toskana dhe ndërtesat me stilin më të spikatur ndër shekuj.
-
Vendndodhja
Projekti e merr emrin nga vendndodhja ekskluzive buzë Kurorës së Gjelbër të Tiranës (Parkut të Madh të Liqenit), i konceptuar si një portë hyrëse drejt qytetit duke qenë njëkohësisht një zgjatim privat i kësaj hapësire publike.
Kjo vendndodhje është vlerësuar si një nga pikat më të bukura të qytetit që në studimet e para urbanistike dhe jo rastësisht Pallati i Brigadave është i pozicionuar pikërisht këtu.
-
Arkitektura
Me fokus jetesën në natyrë dhe pozicionuar në një nga zonat më të bukura të kryeqytetit, Porta e Gjelbër vjen me elementë minimalistë të frymëzuar nga stili i spikatur i Toskanës.
Porta e Gjelbër dallon për mini-oborret e këndshme, verandat që krijojnë një ndërthurje me hapësirën e brendshme dhe të jashtme, ndriçimin natyral në çdo kënd të apartamenteve dhe vilave, oxhakun dominues që i jep dhomave të ndjenjes një ngrohtësi familjare, ambientet e përbashkëta rekreative etj.
Rrethuar hijshëm me elemente arkitektonike dhe gjelbërim, rezidenca ka një një hyrje-dalje të kontrolluar ku është pozicionuar zyra e shërbimeve ndihmëse.
Kangjellat janë studiuar me kujdes, duke qenë sa neoklasike aq edhe moderne. Disniveli që krijohet mes oborreve dhe rrugës krijon privatësinë e nevojshme për kopshtet. Përveç oborreve dhe kopshteve të mëdha, janë krijuar dhe dy hapësira të konsiderueshme rekreative për fëmijët dhe të rriturit.
Një vlerë e shtuar e këtij projekti janë padyshime dhe verandat, të cilat krijojnë një ndërthurje midis hapësirës së jashtme dhe të brendshme.
E gjithë rruga e rezidencës është shtruar me gurë, duke i dhënë një harmoni arkitektonike të gjithë kompleksit.
-
Gjelbërimi
Një pemë për çdo banor! Porta e Gjelbër rrethohet nga natyra në 360 gradë, duke u kufizuar kështu me Pallatin e Brigadave dhe me Parkun e madh të Liqenit, me pamje nga kodrat e Petrelës dhe Mali i Dajtit.
Rezidencë e frymëzuar nga natyra dhe shkalla njerëzore, ku çdo element është konceptuar të përcjellë qetësi, komfort e siguri tek banorët.
-
Teknologjia
Porta e Gjelbër ka një qasje të fortë ekologjike, e cila përfshin përzgjedhjen e materialeve më të mira dhe investimin në sisteme avantgarde të burimeve të energjisë së rinovueshme. Përtej të dukshmes, komforti është ndjesia që do t’ju dhurojë çdo element dhe detaj i ndërtesës dhe i shtëpisë suaj, për të garantuar ekselencë absolute.
Përveç detajeve arkitektonike, i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë edhe teknologjisë së përdorur: duke përdorur standardet më të larta në materialet e zë-izolimit, termo-izolimit, paneleve diellore, çatisë së ventiluar dhe sistemit ngrohje-ftohje.
-
Apartamente premium
Rezidenca ka gjithsej 34 apartamente elitare të vendosura në 5 objekte 3 katëshe të cilët kanë kryesisht 2 apartamente në kat.
Lartësia e kateve është një tjetër vlerë e shtuar e apartamenteve premium të rezidencës Porta e Gjelbër. Nisur nga kjo, dhomat kanë maksimumin e dritës natyrale që i bën hapësirat e brendshme më të këndshme estetikisht. Katet me lartesi mbi mesataren janë tregues i standardit dhe i cilesisë së lartë të jetës, që përkthehet në rritje direkte të vlerës së investimit.
Përmes oborrove jemi munduar të sjellim natyrën te banorët tanë. Një apartament përjetohet si një vilë.
Oxhaku, një element dominues në të gjitha vilat dhe apartamentet e Portës së Gjelbër, i jep hapësirave të ndenjes një ngrohtësi familjare.
-