Një projekt nga

Rrethuar
nga natYra


Porta e Gjelbër është një rezidencë banimi ekskluzive me vetëm 39 familje në 8,190m² truall. Gjelbërimi, kopshtet dhe hapësirat publike zënë 80% të sipërfaqes së truallit, ndërsa ndërtimi vetëm 20% të tij.

Një projekt nga

KONCEPTI


Fokusi i këtij projekti është jetesa në natyrë që i ofrohet banorëve në formën e kopshteve private dhe intime duke krijuar njëkohësisht edhe hapësira publike për jetën në komunitet. Stili arkitektonik është klasik, i thjeshtuar nga elementet e tepërt të dekorit, frymëzuar nga Toskana dhe ndërtesat me stilin më të spikatur ndër shekuj.

Fokusi i këtij projekti është jetesa në natyrë që i ofrohet banorëve në formën e kopshteve private dhe intime duke krijuar njëkohësisht edhe hapësira publike për jetën në komunitet.

POZICIONIMI


Projekti e merr emrin nga vendndodhja ekskluzive buzë Kurorës së Gjelbër të Tiranës (Parkut të Madh të Liqenit), i konceptuar si një portë hyrëse drejt qytetit duke qënë njëkohësisht një zgjatim privat i kësaj hapësire publike. Kjo vendndodhje është vlerësuar si një nga pikat më të bukura të qytetit që në studimet e para urbanistike dhe jo rastësisht Pallati i Brigadave është i pozicionuar pikërisht këtu.

I vendosur te Pallati i Brigadave, projekti e merr emrin nga vendndodhja ekskluzive buzë Kurorës së Gjelbër të Tiranës (Parkut të Madh të Liqenit).

STRUKTURA


Rrethuar hijshëm me elemente arkitektonike dhe gjelbërim, rezidenca do të ketë një hyrje-dalje të kontrolluar ku do të pozicionohet zyra e shërbimeve ndihmëse. Disniveli që krijohet mes oborreve dhe rrugës krijon privatësinë e nevojshme për kopshtet. Përveç oborreve dhe kopshteve të mëdha, janë krijuar dhe dy hapësira të konsiderueshme rekreative për fëmijët dhe të rriturit.

Porta e Gjelbër është rezidenca më private, me gjithsej 34 apartamente premium të vendosura në 5 objekte 3 katëshe dhe 5 vila.

SHËRBIME


Për të garantuar cilësinë më të lartë të jetës në komunitet, përfshihet shërbimi i mirëmbajtjes, i sigurisë dhe concierge.

Shërbimi i sigurisë private dhe survejimit ofrohet 24 orë në ditë gjatë 365 ditëve të vitit, i ofruar nga kompani të certifikuara.

Orion ofron financim të investimit nga bankat partnere duke ofruar kolateralin e kompanisë.

SIGURIA


Shërbimi i sigurisë private dhe survejimit ofrohet 24 orë në ditë gjatë 365 ditëve të vitit, i ofruar nga kompani të certifikuara.

FINANCIM


Orion ofron financim të investimit nga bankat partnere duke ofruar kolateralin e kompanisë.

GJELBËRIMI


Një pemë për çdo banor! Porta e Gjelbër rrethohet nga natyra në 360 gradë, duke u kufizuar kështu me Pallatin e Brigadave dhe me Parkun e madh të Liqenit, me pamje nga kodrat e Petrelës dhe Mali i Dajtit. Rezidencë e frymëzuar nga natyra dhe shkalla njerëzore, ku çdo element është konceptuar të përcjellë qetësi, komfort e siguri tek banorët.

Porta e Gjelbër rrethohet nga natyra në 360 gradë, duke u kufizuar kështu me Pallatin e Brigadave dhe me Parkun e madh të Liqenit, me pamje nga kodrat e Petrelës dhe Mali i Dajtit. Një pemë për çdo banor!

TEKNOLOGJIA


Porta e Gjelbër ka një qasje të fortë ekologjike, e cila përfshin përzgjedhjen e materialeve më të mira dhe investimin në sisteme avantgarde të burimeve të energjisë së rinovueshme. Përtej të dukshmes, komforti është ndjesia që do t’ju dhurojë çdo element dhe detaj i ndërtesës dhe i shtëpisë suaj, për të garantuar ekselencë absolute.

Porta e Gjelbër ka një qasje të fortë ekologjike, e cila përfshin përzgjedhjen e materialeve më të mira dhe investimin në sisteme avantgarde të burimeve të energjisë së rinovueshme.

APARTAMENTE
PREMIUM


Rezidenca ka gjithsej 34 apartamente elitare të vendosura në 5 objekte 3 katëshe të cilët kanë kryesisht 2 apartamente në kat.

Shiko planimetritë!

VILA
BI-FAMILJARE


Vilat bi-familjare aksesohen nga rruga drejt oborrit të pasëm ku vendosen dy postet e parkimit të mbuluara me struktura të lehta.
Në katin përdhe vendoset zona e ditës me hapësirën e ndenjes dhe ngrënien ceremoniale të cilat ndahen nga kuzhina dhe tualeti.

100% të shitura!

Zonë ndenje

Zonë ndenje

Dhomë gjumi

Kuzhinë dhe zonë ngrënie

Dhomë gjumi

Garderobë

Oborri i një nga apartamenteve

Hapësirë rekreative

Rrugë këmbësorësh

Hapësirë rekreative

Rrugicat e rezidencës

Hapësirë rekreative

KËRKO INFORMACION